Për Translog Express

Duke ndjekur qëllimet e kompanisë sonë dhe dëshirën për të siguruar shërbime të personalizuara për klientët tanë dhe duke vlerësuar rrjedhat e pasigurta ekonomike, si një sfidë plotësuese për pasurimin e gamës së shërbimeve tona, ne vendosëm që nga data 01.09.2015 të futemi në botën e distribucionit transportues, duke siguruar automjetet tona dhe duke hapur një firmë simotër për këtë qëllim.

Duke marrë për bazë pasionin tonë dhe fleksibilitetin lidhur me logjistikën, ne jemi të gatshëm të ofrojmë zgjidhje distributive sipas nevojave të çdo klienti në veçanti, duke anashkaluar në këtë mënyrë produktet logjistike të unifikuara dhe joefikase. Njëkohësisht ne klientëve tanë u ofrojmë edhe autsorsing dhe mundësi për të realizuar distribucionin e produkteve të tyre me ndihmën e zgjidhjeve adekuate vin-vin.

Ne jemi pajisur me automjete të reja, që plotësojnë standardet më të reja ekologjike lidhur me emisionet minimale të gazeve ndotëse, duke vazhduar politikën tonë të veprimit si një kompani me përgjegjësi shoqërore. Përveç distribucionit, flota jonë e transportit është e gatshme për të realizuar dërgesat e veçanta në Maqedoni dhe në vendet e rajonit.